Vëllazërimi mbeti pa lojtarin më të mirë - Bota Sot
Vëllazërimi mbeti pa lojtarin më të mirë

Futboll

Vëllazërimi mbeti pa lojtarin më të mirë

Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:22
Vëllazërimi mbeti pa lojtarin më të mirë

Burhan Aliji, njëri prej futbollistëve më të kërkuar në këtë afat kalimtar të janarit, ka përforcuar skuadrën e ligës së dytë – perëndim, FK Ohrid.

Klubi nga Ohri sot ka bërë prezantimin e mesfushorit me përvojë, duke u shprehur të lumtur që kanë firmosur me Alijin.

Atij i është besuar fanella me numër 10.

Mesfushori kumanovar do të jetë pjesë e Ohrid deri në fund të sezonit.

Aliji në sezonin vjeshtor ishte pjesë e Vëllazërimit nga Kërçova.

30 vjecari është lojtar shumë cilësor që posedon teknikë të madhe dhe gjuajtje të forta e precize.

Me Alijin Ohrid ka fituar në kualitet në mesfushën e tyre dhe do të jetë më i fortë sesa në sezonin vjeshtor në arritjen e sigurimit të ekzistencës.

Ohrid është i parafundit në renditje me 11 pikë./reshat ibrahimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat