Roma arrin akordin me Barcën – ‘vjedh’ sulmuesin e katalanëve - Bota Sot
Roma arrin akordin me Barcën – ‘vjedh’ sulmuesin e katalanëve

Futboll

Roma arrin akordin me Barcën – ‘vjedh’ sulmuesin e katalanëve

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:55
I riu i Barcelonës, Carles Perez

Roma dhe Barcelona janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes për yllin e kampionëve të La Liga.

I riu i Barcelonës, Carles Perez, është afër që t’i bashkohet skuadrës së Romës, pasi dy skuadrat janë marrë vesh për një transferim që ka vlerën e 13 milionë eurove, shkruan ‘Sky Sports’.

Skuadra nga Serie A do ta marrë 21 vjeçarin në formë huazimi, me obligim për blerje në fund të sezonit.

Perez është këshilluar edhe nga Quique Setien që të gjej një skuadër gjatë kësaj merkatoje. Zyrtarizimi për transferimin e lojtarit pritet të bëhet brenda pak orëve..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat