Interin e mori në qafë ish lojtari!

Futboll

Interin e mori në qafë ish lojtari!

Nga: K. Goca Më: 26 janar 2020 Në ora: 14:24
Interin e mori në qafë ish lojtari!

Interi si vendas dështon duke barazuar me rezultat 1:1 me Cagliarin, në takimin e javës së 21-të të Serie A. Radja Nainggolan, ish futbollist i Interit, aktualisht luan për Cagliarin, shënon gol nga 25 metra.

Në minutën e 78-të, Nainggolan nga rreth 25 metra godet papritur dhe topi përtokë e në këndin e djathtë të portierit Handanoviq, 1:1.  

Zikaltrit kaluan në epërsi me golin e Lautaro Martinez, që shënon me kokë nga afërsia në minutën e 29-të. Interit ia mohon fitoren ish lojtari i tyre, Nainggolan.

Interi është në vend të dytë me 48 pikë dhe Cagliari i gjashti me 31 sosh. Zikaltrit bëjnë një has pas në luftë për titull, ani se ka edhe 17 javë deri në fund të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat