Cavani drejt klubit të ri

Futboll

Cavani drejt klubit të ri

Më: 31 janar 2020 Në ora: 12:49
Cavani drejt klubit të ri

Edinson Cavani pritet të vijojë karrierën në Premier League.

Ditën e fundit të merkatos, Chelsea është hedhur në sulm për të arritur marrëveshjen me Paris Saint Germainin pasi futbollisti është i gatshëm të largohet nga Franca.

‘Daily Mail’ raporton se skuadra e Frank Lampard është e interesuar të transferojë një sulmues, dhe uruguaiani po konsiderohet një alternativë shumë e mirë.

Cavani gjatë afatit kalimtar të merkatos është kërkuar nga Atletico Madrid, që nuk po arrin të gjejë një marrëveshje me kampionët e Francës.

Manchester United gjithashtu kanë qenë të lidhur me një transferim të Cavanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat