Nuhiu: Çunat besuan dhe lanë shpirtin në fushë

Futboll

Nuhiu: Çunat besuan dhe lanë shpirtin në fushë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 15:40
Nuhiu: Çunat besuan dhe lanë shpirtin në fushë

Drita ka fituar derbin e madh të Gjilanit, ndaj rivalit me po këtë emër me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se ndeshja u fitua me plot meritë.

“Sot pamë një ndeshje të Superligës, pati gjithçka, raste, shtylla dhe fituam ndeshjen me plotë meritë.

Ishim të kujdesshëm me topa të lartë, i kemi mbyllur mirë, na kanë rrezikuar me shtyllat nga goditjet standarde, krijuam dhe në pjesën e parë.

Çunat besuan dhe lanë shpirtin në fushë për të marrë këtë fitore. Tifozët bënë spektakël në tribuna”, tha pas ndeshjes Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat