Mezani: Më vjen keq se kemi bërë një ndeshje të bukur

Futboll

Mezani: Më vjen keq se kemi bërë një ndeshje të bukur

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:03
Mezani: Më vjen keq se kemi bërë një ndeshje të bukur

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani tha se i vjen keq për humbjen pasi bën një ndeshje të bukur kundër Dritës por humbën me 2:0.

“Më vjen keq se kemi bërë një ndeshje të bukur, kemi dominuar në pjesën e parë, por edhe në të dytën kemi kërkuar shumë golin.

Futbolli është kështu, fiton ai që gabon më pak. Një neglizhencë në të dy rastet dhe pësuam.

Duhet të ishim më të përqëndruar. Tani bëhet më e vështirë, pasi kundërshtarët tanë direkt kanë fituar pikë”, tha Mezani për SS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat