Gjest i madh i Ballkanit, të gjitha të ardhurat nga ndeshja me Ferizajn shkojnë për Jetlirin Krasniqin

Futboll

Gjest i madh i Ballkanit, të gjitha të ardhurat nga ndeshja me Ferizajn shkojnë për Jetlirin Krasniqin

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:21
Foto

Ballkani ka bërë një gjest të madh humanitar, gjë që nuk është i pari e as i fundit.

Klubi lider në Superligën e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha të ardhurat nga ndeshja e së dielës me Ferizajn, të shkojnë për Jetlir Krasniqin, i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

“Ju lutemi që të vini se më shumë në stadium ta perkrahim klubin tonë,gjithashtu ti ndihmojm qytetarit tonë Jetlir Krasniqi,i cili ka nevoje për transplantë të veshkës. Gjithashtu apelojmë te secili qytetar i Kosovës i cili ka mundësi t’i ndihmoj Jetlirit me mjete finaciare, me aq sa ka mundësi ti ndihmoj në llogarinë e poshtëshenuar”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat