Pogba harron United, tërbon tifozët me deklaratën për Liverpoolin

Futboll

Pogba harron United, tërbon tifozët me deklaratën për Liverpoolin

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 22:12
Paul Pogba

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka folur në lidhje me ecurinë e Liverpoolit në këtë kampionat. Francezi e ka pranuar se skuadra e "Redsave" e meriton të jetë aty ku ndodhet momentalisht, pavarësisht se kanë konkurrencë të ashpër mes tyre. 

"Ne nuk duam askënd tjetër të fitojë përveç nesh, por si një fans i futbollit dhe një lojtar që respektoj kundërshtarin, me duhet të them se Liverpooli e meriton të jetë në pozicionin që ndodhet. 

"Ata janë shumë para të gjithëve, nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionat. E kanë një dorë në titull. Janë më mirë se sezonin që fituan Champions Leaguen dhe se një sezon më përpara kur humbën ndaj Realit në finale", - tha Pogba. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat