Mos bëni kaq shpesh seks, se na morët në qafë... - Bota Sot
Mos bëni kaq shpesh seks, se na morët në qafë...

Futboll

Mos bëni kaq shpesh seks, se na morët në qafë...

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:06
Në fotografi mund ta shikoni se si duket e dashura e Koman, Joana Timofekijuk

Presidenti Steaua nga Bukureshti, Didi Beckali ka thënë se futbollistët e tij janë fajtorët e vetëm që gjiganti rumun mund ta humbasë titullin e kampionit këtë edicion për arsye se ata po bëjnë seks shumë shpesh.

Steaua aktualisht mban vendin e katërt në renditjen e kampionatit elitar rumun, dhe më afër titullit është Cluj që zë vendin e parë.

“Futbollistët e mi shpesh bëjnë seks me të dashurat e tyre dhe për këtë arsye nuk japin paraqitje të mira.

Shikoni lojtarët e Cluj, ata bëjnë dashuri me të dashurat e tyre njëherë në javë dhe kjo është arsyeja pse ata janë lider”, tha njeriu i parë ish-kampionit evropian.

Ai më pas tha posaçërisht se sulmuesi anësor, Florinel Koman do të duhet të pushojë paksa me të dashurën e tij.

“Të paktën Koman do të duhej të pushonte, gjithçka do të ishte më ndryshe. Por, ai bën gjëra të tjera në shtëpi në vend që të pushojë”, tha Beckali. Mos bëni kaq shpesh seks, se na morët në qafë, ndryshe nuk shpjegohet.

Në fotografi mund ta shikoni se si duket e dashura e Koman, Joana Timofekijuk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat