Ballkani merr një vendim tepër të rëndësishëm para ndeshjes me Prishtinën

Futboll

Ballkani merr një vendim tepër të rëndësishëm para ndeshjes me Prishtinën

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 21:05
Ballkani

Prishtina dhe Ballkani takohen të shtunën me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së 20’të të Ipko Superligës së Kosovës.

Klubi i Ballkanit ka vendosur që të vendoset në karantinë para këtij duelit, në mënyrë që të jenë më të fokusuar për sfidën me kryeqytetasit.

Ballkani ka njoftuar se një ditë para ndeshjes do të vendosen në “Emerald”, aty ku edhe do të mbajnë konferencën për media.

Ja njoftimi i Ballkanit:

Të dashur tifoz dhe ju media ,

Duke marrë për bazë se po afrohet derbi i IPKO Superligës Prishtina - Ballkani,

Klubi jonë është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme teknike dhe sportive për tu përgatitur sa më mirë për këtë sfidë, ku në kuadër të kësaj situate që bartë një ndeshje derbi FC Ballkani do të dërgoj klubin në karantinë.

Klubi vendoset në hotel Emerald një ditë para ndeshje, më datë 28.02 ditë e Premte.

Gjithashtu për Media është e paraparë edhe konferenca për shtyp në ditën e Premte në ora 17:30 në hotel Emerald ,

Ju mirëpresim

Na priftë e mbara ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat