Shpërthen pas talljes së futbollistëve me djalin e tij!

Futboll

Shpërthen pas talljes së futbollistëve me djalin e tij!

Më: 13 mars 2020 Në ora: 10:41
Shpërthen pas talljes së futbollistëve me djalin e tij!

Babai dhe menaxheri i sulmuesit të Borusia Dortmundit Erling Haaland, Alf Haland thumboi skuadrën e PSG-së pas kualifikimit të tyre në raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve.

Në një koment në “Twitter”, ish-futbollisti norvegjez u kërkoi lojtarëve të skuadrës franceze “të tregojnë klas brenda dhe jashtë fushe” duke iu referuar talljes që PSG-ja i bëri Erling Halandit duke imituar festimin e tij.

“Mirupafshim, Paris i bukur. Keqardhje për rezultatin, por ishte i merituar”.

“Gjithë të mirat, tregoni klas brenda dhe jashtë fushe!”, shkruan Alf Haland.

Sjellja e lojtarëve të PSG-së pas fitores kundër Borusia Dortmundit me rezultatin është kritikuar nga shumë tifozë në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat