Manchester City luan në Ligën e Kampionëve vitin tjetër

Futboll

Manchester City luan në Ligën e Kampionëve vitin tjetër

Më: 15 mars 2020 Në ora: 17:08
Manchester City luan në Ligën e Kampionëve vitin tjetër

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola, Manchester City, si duket do të luaj në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm transmenton Insporti.

Arsyja ka të bëjë pikërisht me pandemin që ka kapluar botën, virusi Covid 19 i njohur ndryshe si coronavirusi.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), me qendër në Lozanë të Zvicrës, gjykatë kjo që është duke shqyrtuar apelimin e Manchester Cityt lidhur ne dënimin e UEFA-së, është afër mbylljes pas përhapjes së virusit korona edhe në Zvicër.

Tri çështje deri tani janë shtyer për një datë të mëvonëshme dhe kështu pritet të ndodhë edhe me rastin e Cityt.

Kujtojmë që pa një vendim të formës së prerë nuk mund të zbatohet dënimi i UEFA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat