Vendet ku vazhdohen ende të luhet futboll

Futboll

Vendet ku vazhdohen ende të luhet futboll

Më: 16 mars 2020 Në ora: 10:20
La Liga, Serie A, Ligue 1, Premierliga dhe Bundesliga në mesin e shumë të tjerëve i kanë pezulluar të gjitha garat

Koronavirusi e ka sjellë pjesën më të madhe të futbollit evropian në pezullim.

La Liga, Serie A, Ligue 1, Premierliga dhe Bundesliga në mesin e shumë të tjerëve i kanë pezulluar të gjitha garat e tyre deri në prill.

Ende ekzistojnë disa ligë evropiane të hapura, megjithëse garat në Rusi, Bjellorusi, Turqi, Hungari, Serbi dhe Ukrainë ende zhvillohen.

Zenit aktualisht po udhëheq në Premierligën ruse dhe mundi Ural 7-1 në Shën Petersburg të shtunën.

Në Turqi, udhëheqësit  Trabzonspor dhe Istanbul Basaksehir barazuan 1-1 të dielën.

Të dielën në mbrëmje, Galatasaray dhe Besiktas u përballen në ‘Tur Telekom Aren’a në një ndeshje të ashpër rivaliteti, e cila u zhvillua pa tifozë.

Përtej Atlantikut, liga e Argjentinës po vazhdon akoma, ndërsa Kolumbia, Uruguaji dhe Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur të pezullojnë ndeshjet e tyre të ligës tani.

Edhe Meksiko dhe Brazili kanë vendosur për të njëjtën gjë gjatë orëve të para të mesnatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat