Laçi: Titullin duam ta fitojmë në fushë

Futboll

Laçi: Titullin duam ta fitojmë në fushë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 17:04
Laçi: Titullin duam ta fitojmë në fushë

“FanZone’ është emisionin që do t’ju shoqërojë çdo ditë në pasditet tuaja në shtëpi, në ekranin e Supersport 1, ndërsa i ftuari i ditës së sotme ishte edhe Drejtori Sportiv i Tiranës, Arbi Laçi, i cili foli për situatën e krijuar nga ndërprerja dhe mënyrën e rikuperimit.

A do t’ju pëlqente më shumë një titull kampion i fituar në fushë, apo një i vendosur në tavolinë, duke iu referuar renditjes aktuale?
Natyrisht që jemi në kushtet e një pandemie globale dhe mendimi i parë është që gjithçka të kalojë sa me shpejt dhe të rikthehet normaliteti në jetë. Më pas duam të rikthehet normaliteti edhe në futboll e të vijojmë të luajmë deri në fund, pasi jemi në vitin e 100-vjetorit dhe do të donim ta fitonim titullin në fushë, duke qenë se i kemi të gjitha mundësitë.

Ju erdhi keq që futbolli u ndal në një moment mjaft të mirë për Tiranën?
Është e vërtetë që po kalonim një moment të mirë, por në kushtet që u krijuan, ishte e pamundur të vazhdohej dhe ne e kuptojmë mirë që shëndeti i njerëzve është mbi gjithçka. Besoj se I kemi të gjitha mundësitë të bëjmë të njëjtën paraqitje edhe kur të rikthehet normaliteti e të vijojnë ndeshjet.

Do ishin pro një Play Off-i për titullin, duke qenë se kështu keni një distancë sigurie në krye, që do të kompromentohej?
Ashtu siç e thashë edhe më herët, ne duam që të rikthehet normalitetit dhe të përfundojmë kampionatin rregullisht, me shpresën që të festojmë edhe titullin. Ky është një rast i paprecedentë dhe si i tillë, mund të pranojmë çdo lloj opsioni që do të zgjidhet, pasi do të jetë i njëjtë për të gjithë, jo vetëm për Tiranën.

Kohët e fundit ka dalë në pah çështja e kontratave, pasi shumë lojtarëve u përfundon në fund të majit apo në fund të qershorit dhe kjo mund të ndikojë nëse kampionati del përtej këtyre afateve. Si është situate te Tirana?

Këtu te ne k akontrata të ndryshme dhe natyrisht edhe nga ato që përfundojnë më herët, por po shohim mundësinë e një zgjatjeje të bashkëpunimit, deri në përfundim të kampionatit, që do të shënjojë edhe fundin e sezonit. Mendoj se në këtë pikë duhet një zgjidhje më gjithëpërfshirëse, pasi nuk preket vetëm Tirana, por të gjithë klubet europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat