Ata që nuk njohin Kosovën, në faqen e tyre publikojnë, se zbatojnë vetëm urdhrin nga Serbia! - Bota Sot
Ata që nuk njohin Kosovën, në faqen e tyre publikojnë, se zbatojnë vetëm urdhrin nga Serbia!

Futboll

Ata që nuk njohin Kosovën, në faqen e tyre publikojnë, se zbatojnë vetëm urdhrin nga Serbia!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2020 Në ora: 17:03
Ata që nuk njohin Kosovën, në faqen e tyre publikojnë, se zbatojnë vetëm urdhrin nga Serbia!

Ata që i nuk e njohin institucionet e Republikës së Kosovës, Federatën e Futbollit të Kosovës, Trepça fantome, që ka kryetar një farë Milan Radojçiqi, në faqen e tyre kanë publikuar një dokument të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Trepça fantome që nuk njeh institucionet e Kosovës, publikon vendimet e Federatës serbe të publikuar para një kohe, ku mes të tjera kishte shkruar: “Të gjitha garat e futbollit kanë pushuar, të gjitha ndeshjet miqësore kanë pushuar dhe proceset stërvitore në klubet e futbollit dhe futbollit kanë pushuar”.

Të gjitha klubet e futbollit dhe futbollit nën autoritetin e FSS janë të detyruar që menjëherë:  të pezullojë pjesëmarrjen në garat e futbollit të të gjitha niveleve; anulojë të gjitha ndeshjet e planifikuara miqësore;  të pezullojë të gjitha format e procesit të trajnimit për lojtarët;  pushoni së organizuari çdo formë e futbollit rekreativ dhe futbollit,  pushoni së mbledhuri sportistët në ambientet e tyre”.

Kjo është absurde, klubet që veprojnë në Kosovë vazhdojnë të njohin vetëm urdhrat që vijnë nga Beogradi dhe jo nga shteti i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat