Gati goditja e madhe, Inter merr në ekip “rebelin” e Napolit!

Futboll

Gati goditja e madhe, Inter merr në ekip “rebelin” e Napolit!

Më: 29 mars 2020 Në ora: 09:43
Allan

Inter pritet të jetë një ndër ekipet më aktiv në merkaton e kësaj vere, ku shumë emra kanë nisur të përfliten si transferime të mundshme në Milano.

Emri më i fundit që raportohet nga “Tuttosport” është Allan. Sipas prestigjiozes italiane, braziliani do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe në garë për të është futur edhe Inter.

Klubi zikaltër do të largojë Vecinon në verë dhe tashmë po kërkon një zëvendësues. Sigurisht që Allan do të ishte një goditje e bujshme, por më parë Inter duhet të bëjë llogaritë edhe me PSG-në, që interesohet prej kohësh për mesfushorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat