Bezi, që ia solli Dritës titullin e parë kampion në histori

Futboll

Bezi, që ia solli Dritës titullin e parë kampion në histori

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:56
Bezi

Intelektualët kanë kujtuar ish-presidentin e ndjerë të Dritës, Selami Osmani – Bezi, në ditëlindjen e tij.

Gjilanasit e quajnë Bezin si person të paharrueshëm dhe vendimtar në historinë e klubit.

“TI jeton gjithmonë në zemrat e të gjithë Intelektualëve dhe çdo tifozi të Dritës.

E paharruar dhe e pavdekshme vepra, përkushtimi dhe e gjithë sakrifica jote për klubin tonë të zemrës si dhe ditët e arta kur Drita bashkë me ty, shëndrritën dhe shkelën çdo kundërshtar.

Mungesa jote do jetë përjetësisht e pazëvendësueshme. Dashuria dhe pasioni yt për emblemën e Dritës, shembull dhe frymëzim për ne dhe gjithë brezat e ardhshëm të tifozërisë!

Urime ditlindjen Selami Osmani, legjenda e gjithë klubit dhe qytetit tonë Bardhë e Kaltër”, njoftojnë Intelektualët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat