Refuzon dy herë Tottenhamin

Futboll

Refuzon dy herë Tottenhamin

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:04
Refuzon dy herë Tottenhamin

Milan ndryshoi shumë në janar, teksa afroi në ekip emra si Ibrahimovic apo Kjaer, të cilët u bënë titullar menjëherë. Danezi mori vendin e Musacchios, i cili nuk e ka pritur edhe aq mirë uljen në stol nga trajneri Pioli.

Diçka të tillë e konfirmon edhe agjenti i tij Marcelo Lombilla, i cili në një intervistë të dhënë për “Milan News” nuk është përmbajtur aspak, duke u shprehur se klienti i tij refuzoi 2 herë Tottenhamin për Milanin, si dhe shumë oferta të tjera, ndërsa tani e ulin në stol.

“Në dhjetor, kur ai ishte titullar dhe po luante shumë mirë, unë pashë Mateon e kohës së Villareal dhe Kombëtares së Argjentinës. Ai nuk pranoi të fliste me mua për ofertat që kishte nga dy ekipe të rëndësishme në Spanjë dhe një ekip anglez.

Nuk u ul fare të bisedonte me mua dhe kjo ishte vetëm për arsyen sepse ndihej shumë i përfshirë dhe shumë mirë te Milan. Edhe në vitin 2017 ai refuzoi Tottenham 2 herë dhe brenda 30 sekonda i tha ‘po’ Milanit. Tashmë gjërat janë ndryshe dhe Mateo duhet të vlerësojë të ardhmen e tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat