Neymar bën gjest bujar në kohën që bota po lufton COVID-19

Futboll

Neymar bën gjest bujar në kohën që bota po lufton COVID-19

Më: 3 prill 2020 Në ora: 11:43
Neymar

Ylli i PSG-së, Neymar, ka bërë një gjest bujar për të ndihmuar në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

28 vjeçari ka vendosur të dhurojë 750 mijë funte për agjencinë humanitare UNICEF dhe për fondin e solidaritetit që është krijuar nga disa të famshëm të tjerë.

Paratë e dhuruara nga braziliani do të ndihmojnë në trajtimin e njerëzve që vuajnë nga COVID-19.

Ish anëtari i Barcelonës ka bërë dhurimin në mënyrë anonime, por që është zbuluar nga shfaqja braziliane Fococalizando.

Neymar është bërë vetëm ylli i fundit që dhuron në këtë kohë, pas Ronaldos dhe Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat