Gundogan për Lewandowski: Ishte kënaqësi të luaja krah tij

Futboll

Gundogan për Lewandowski: Ishte kënaqësi të luaja krah tij

Më: 4 prill 2020 Në ora: 21:18
Ilkay Gundogan

Ilkay Gundogan ka dhënë disa komente lidhur me Robert Lewandowski.

Gundogan e Lewandowski kanë qenë shokë skuadre te Dortmund, në kohën kur kjo skuadër drejtohej nga Jurgen Klopp.

Dyshja ishin nga meritorët që Dortmund luante në finalen e Ligës së Kampionëve, fitonte Bundesligën e shumë suksese të tjera.

Gundogan ka thënë se ishte qejf i madh loja krah Lewandowski, duke mos kursyer lëvdata për tashmë anëtarin e Bayern Munich.

“Ishte kënaqësi e madhe të luaja me të. Ai vazhdonte të përmirësohej gjithmonë”, ka thënë Gundogan.

“Teknikisht ai ishte gjithmonë i shkëlqyer, tani është edhe i qetë. Për mua, aktualisht më i miri, më i kompletuari nga sulmuesit në botë”, ka shtuar anëtari i Man City.

Gundogan aktualisht luan me Sergio Aguero te Manchester City, por duket se preferon më shumë ish shokun e skuadrës, Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat