Flamurtari i Prishtinës bën një veprim të madh

Futboll

Flamurtari i Prishtinës bën një veprim të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:57
Flamurtari i Prishtinës bën një veprim të madh

Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës, anëtar i Superligës së Kosovës në futboll, ka bërë një veprim të madh, duke dezinfektuar lokalet dhe fushën e futbollit.  Është hera e tretë që e bëjnë një gjë të tillë. 

Arbnor Morina, drejtor sportiv i Flamurtarit, tha se është bërë dezinfektimi i zyreve, lokaleve, fushës së vogël dhe fushës së blertë.

Ai tha se po punohet me përkushtim që të jetë gjithçka në mënyrën më të mirë dhe me shpresë se shumë shpejt do t’i kthehet garave kampionale.

Image

Morina njofton se futbollistët po punojnë individualisht dhe sipas këshillave të trajnerit Sunaj Keçi. Synimi i Flamurtarit është që të jenë të gatshëm në çdo kohë kur vazhdon kampionati.

Image

Morina me ekipin e tij po punon me përkushtim që t’i realizojnë të gjitha kushtet që ti duhen një klubit me renome dhe të organizuar.

Image

“Gjithçka po shkon sipas programit, dezinfektimi ka qenë mënyra më e mirë në ruajtjen e shëndetit të futbollistëve dhe të gjithë stafit”, tha Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat