Mund t’ia arrijë me shifra të frikshme

Futboll

Mund t’ia arrijë me shifra të frikshme

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:13
Mund t’ia arrijë me shifra të frikshme

Po a është vërtet Lionel Mesi një ëndërr e realizueshme për Interin? Ka shumë faktorë në gjendje për të shuar që në start këtë ëndërr të popullit zikaltër, duke nisur nga ish-presdenti Masimo Morati që e shprehu së fundmi në një intervistë. E megjithatë, mundësitë për të transferuar në Milano numrin 10 të Barcelonës ekzistojnë.

Në nivel ekonimik, Interi ka fuqinë dhe hapësirën për të blerë futbollistin më të fortë të planetit, pavarësisht se kostot janë të pamundura për pjesën më të madhe të skuadrave europiane.

PAGA – Sipas raportimit të mediave italiane, në fakt, Mesi (që në fund të sezonit mund të lirohet me kosto zero falë një klauzolë të pranishme në kontratën e tij) përfiton rreth 60 milionë euro bruto. Ndërsa në Itali, për t’i garantuar lojtarit 30 milionët neto, Interi do duhet të paguante 45 milionë bruto. Një shifër normalisht jo e vogël, por brenda mundësive të zikaltërve.

Edhe pse, duke llogaritur shpenzimet për pagat e sezonit 2018-’19 (192 milionë, edhe pse 200 milionët pritet të kalohen lehtësisht pas afrimeve të Kontes, Lukakut dhe Godinit) dhe arkëtimet (417 milionë), Interi është shumë poshtë 70%, kufirit limit të pagave në raport me xhiron të përcaktuar nga UEFA për rregulalt e “Fair Play Financiar”.

Edhe nëse argjentinasi do të blihej, tavani i pagave të Interit do të arrinte kuotën 250-260 milionë euro, pra brenda limiteve. Pa harruar që sipas kontratës dhe rregullave grupi investitor “Suning”, përtej 417 milionëve, mund të sigurojë edhe 120 të tjerë nga sponsrët. Ja përse Morati në fund nuk e ka gabim: “Mesi tek Interi është më shumë se një ide”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat