Lazio dhe Lotito "injorojnë" epideminë

Futboll

Lazio dhe Lotito "injorojnë" epideminë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 13:50
Lazio dhe Lotito "injorojnë" epideminë

Lazio vazhdon që të programojë fillimin e sezonit dhe Lotito është i përfshirë në person të parë në këtë hap të rëndësishëm për të rikthyer ekipin në fushën stërvitore.

Presidenti bardhekaltër viziton Formellon, qendrën stërvitore, të paktën njëherë në javë, teksa hera e fundit ishte të mërkurën ku pa edhe se si kishte shkuar faza e dizenfektimit.

Sot parashikohet edhe konferenca me video me pjestarët e tjerë të klubit dhe stafin teknik dhe mjekësor, për të hedhur disa baza në mënyrë që të mbyllet çdo axhendë brenda fundit të prillit, që në fillim të majit të rinisë stërvitja. Data 4 maj shihet si më e mundura.

Sigurisht, për të çuar përpara këtë program, do të duhet “Ok” e pushtetit dhe FIGC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat