Raiola mban premtimin

Futboll

Raiola mban premtimin

Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:21
Raiola mban premtimin

Mino Raiola kishte deklaruar se do t’ia dërgonte një yll Real Madridit në verë.

Agjenti i famshëm e ka mbajtur premtimin, por te Reali nuk janë bindur nga ajo çka ka ofruar Raiola.

Fjala është për sulmuesin italian Moise Kean që aktualisht aktivizohet te Evertoni dhe ka dështuar të përshtatet me futbollin anglez.

Talenti italian i ka kërkuar Raiolas ta largojë nga Goodison Park dhe agjenti ka pasur disa biseda me Realin.

Everton është në kërkim të James Rodriguez, ndërsa Raiola është mundur që në marrëveshje ta përfshijë sulmuesin Moise Kean.

Don Balon ka raportuar se Real Madrid do ta heq qafe serbin Luka Jovic dhe Raiola i ka propozuar Kean si zëvendësuesin ideal të Karim Benzemas.

Megjithatë trajneri francez i Realit, Zinedine Zidane nuk është i bindur nga aftësitë e italianit dhe nuk ka pranuar transferimin e tij.

Kean tani pritet që të rikthehet në Serie A pas aventurës së dëshpëruar në Ligën Premier, ku interesim ka shfaqur Roma.

Në anën tjetër Raiola mund të vazhdoj bashkëpunimin me Realin pasi ka shumë lojtarë cilësorë nën menaxhim që pëlqehen nga Los Blancos.

Erling Haaland, Paul Pogba dhe Matthijs De Ligt janë tre emrat më të kërkuar nga Real Madridi që menaxhohen nga Raiola dhe njëri nga ta mund të përfundojë këtë verë në Santiago Bernabeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat