Rashica: Kur ju e kuptoni se ende nuk ka Bundesliga

Futboll

Rashica: Kur ju e kuptoni se ende nuk ka Bundesliga

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:21
Rashica: Kur ju e kuptoni se ende nuk ka Bundesliga

Milot Rashica duket se është i mërzitur nga kjo situata e krijuar prej coronavirusit.

Pandemia botërore ka ndikuar që të gjitha aktivitetet sportive nëpër botë të suspendohet dhe ende nuk dihet kur do të rifillojnë.

Lojtari i Werder Bremenit po vazhdon të jetë i vetëizoluar shkaku i virusit, derisa ka marrë pjesë në disa sfida të krijuar nga lojtarët e skuadrave të ndryshme.

Së fundmi, Rashica ka postuar një foto në llogarinë duke shprehur gjendjen e tij emocionale.

“Kur ju e kuptoni se ende nuk ka Bundesliga në këtë pasdite të së shtunës”, ka shkruar vushtrriasi në Twitterin e tij.

Kujtojmë se shkaku i coronvirusit vlera e Rashicës ka rënë në 28 milionë euro, pasi ajo ishte 35 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat