A e meriton të shpallet kampion Ballkani?

Futboll

A e meriton të shpallet kampion Ballkani?

Më: 13 prill 2020 Në ora: 10:13
Ballkani

Ka kaluar një muaj që kur koronavirusi arriti në Evropë dhe më pas çoi në pezullimin e shumicës dërrmuese të ligave të kontinentit, përfshirë edhe Superligën e Kosovës.

Ashtu si nëpër shumicën e kampionateve, edhe në vendin tonë, mendimet se si duhet të përfundohet sezoni kanë qenë të ndryshme.

Ballkani është lider i Superligës pas 22 javëve të zhvilluar me 44 pikë, ndjekur nga Drita (43), Gjilani (41) dhe Prishtina (41) që renditen në pozitat dy, tre dhe katër, .

Superliga e Kosovës, si një nga kampionatet me koeficientin më të vogël të UEFA-së, si zgjidhje ideale mund ta sheh përfundimin e sezonit 2019/20, duke shpallur kampion vendin e parë, pra Ballkanin – ashtu siç ka vepruar edhe Belgjika, e cila po pret aprovimin e organizatës së futbollit evropian për t’i dhënë fund këtij edicioni, duke shpallur vendin e parë Club Brugge si kampion.

Një tjetër arsye pse ‘Portokallinjtë’ duhet të shpallen kampion, në rast të përfundimit të kampionatit, është fakti që Kosova është një nga ligat e rralla që ekipet kanë matur forcat dy herë mes vete – kundrejt vende tjera, të cilat kanë luajtur vetëm një herë mes vete (Italia, Anglia, Spanja etj).

Ndërkohë, sa i përket çështjes për të dalë në Evropë dhe rënies nga liga – FFK do hartonte planin ideal për këtë situatë emergjente.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të merret nga organet e futbollit vendor, ashtuqë pandemia vazhdon të përhapet edhe në vendin tonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat