Çfarë po ngjan në Skoci?

Futboll

Çfarë po ngjan në Skoci?

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:42
Çfarë po ngjan në Skoci?

Futbolli skocez është ndalur, jo i gjithi. 42 klubet e Ligës Skoceze vendosën që Championship, League One dhe League Two të mbylleshin që tani, ndërkohë që ende nuk ka një vendim në lidhje me atë që do të ndodhë me Premiership, kampionatin elitar të futbollit në Skoci.

Tashmë Federata Skoceze e Futbollit do të duhet të marrë një vendim në lidhje me skuadrat që ngjiten dhe që bien nga kategoritë.

Mundësitë janë që të ketë një Premiership me më shumë skuadra këtë sezon, duke mos rënë asnjë ekip një ligë më poshtë.

Dunde United është shpallur fitues i Championship dhe pret që të ngjitet në elitë, ndërkohë që Raith Rovers dhe Cove Rangers kanë fituar përkatësisht League One dhe League Two. Sa i takon Premiership, me shumë mundës do të vijojë të presë, sikurse UEFA ka sugjeruar..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat