Ky mund të jetë sezoni i fundit i Benzema me fanellën e Realit

Futboll

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Benzema me fanellën e Realit

Më: 18 prill 2020 Në ora: 13:52
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Benzema me fanellën e Realit

Karim Benzema është pjesë e Realit të Madridit që nga vera e vitit 2009 dhe në më shumë se 1 dekadë ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Los Blancos, madje me largimin e Cristiano Ronaldos ka mbajtur mbi shpatulla peshën e repartit të avancuar të skuadrës së Zidane.

Por ky mund të jetë sezoni i fundit i Benzema me fanellën e Realit, pasi Los Blancos janë futur fuqishëm në garën për të firmosur me talentin norvegjez të Dortmundit Erling Haaland. Këto lajme si kanë pëlqyer aspak sulmuesit francez i cili në një intervistë ka kërcënuar madrilenët me largim, duke i hapur dyert një rikthimi të mundshëm te Olympique Lyon.

I pyetur për të ardhmen e tij, bomberi francez tha:

“Njerëzit e dinë sa shumë e dua klubin e Lyon.Të rikthehem menjëherë, nuk është opsioni i duhur, pasi jam në klubin më të mirë në botë, por në të ardhmen, do të rikthehem me doemos te Lyon. Edhe nëse nuk kthehem si futbollist, do të rikthehem si pjesë e klubit”, u shpreh Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat