Çudia e një farë mediumit serb, shmang emrin Kosovë në rastin Kozniku, ja me çfarë e zëvendëson 

Futboll

Çudia e një farë mediumit serb, shmang emrin Kosovë në rastin Kozniku, ja me çfarë e zëvendëson 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2020 Në ora: 17:00
Çudia e një farë mediumit serb, në rastin Kozniku shmang emrin Kosovë, ja me çfarë e zëvendëson 

Mediumi kroat “indeh.hr”, shumë bukur e ka theksuar emrin Kosovë në rastin e ish futbollistit Ardian Kozniku. Ata shkruajnë se Kozniku vjen nga Kosova, ndërsa një farë mediumi serb “Informer” i pengon emri Kosovë dhe e zëvendëson me qytetin e Gjakovës.

“Ish sulmuesi i Hajdukut, Ardian Kozniku, që ka lindur në Gjakovë,  ka rrëfyer një ngjarje interesante kur kishte arritur në Split në 1988 për të nënshkruar një kontratë me Hajdukun”, shkruan “Informer”, duke ja huq edhe vitin, sepse Kozniku ka firmos në vitin 1990.

“Ai fluturoi nga Prishtina për në Split me avion privat, por për shkak të motit të keq, avioni u detyrua të zbarkoi në një livadh pranë Uzhices (në Serbi), ku u rrotullua disa herë. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua”, kështu shkruan ky medium serb, që e ka marr këtë shkrim nga mediumi kroat.

Ajo që bie në sy, këtij mediumit i pengon emri Kosovë dhe e zëvendëson me Gjakovë ose Prishtinë, duke mos lejuar origjinalin e shkrimit të mediumit kroat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat