Van Gaal: Pronari i Tottenham u largua nga shtëpia ime i fshehur në bagazhin e makinës

Futboll

Van Gaal: Pronari i Tottenham u largua nga shtëpia ime i fshehur në bagazhin e makinës

Më: 9 maj 2020 Në ora: 00:06
Louis van Gaal

Aventura te Manchester United ka qenë e fundit për Louis van Gaal. Ish-trajneri holandez ka vendosur ta ndërpresë karrierën e tij si trajner në marsin e 2019-ës për t’i dedikuar më shumë kohë familjes.

Para se të nënshkruante me Djajtë e Kuq, Van Gaal ka zbuluar se ka marrë një ofertë nga një skuadër londineze. Siç ka thënë për Daily Mail, ish-trajneri ka folur me drejtuesit e Tottenham në verën e 2014-ës.

Në atë periudhë, Spurs duhet të zëvendësonin Tim Sherwood dhe kërkonin një trajner ekspert. Palët janë takuar edhe në shtëpinë e Van Gaal. Një takim që duhej të mbetej sekret, aq sa pronari i Tottenham, Levy, ka bërë gjithçka ishte e mundur për të shmangur shtypin:

“Daniel Levy erdhi në shtëpinë time dhe u largua i fshehur në bagazhin e makinës për të shmangur gazetarët që ishin jashtë”, ka thënë Van Gaal.

Një takim që nuk shërbeu për asgjë. Pak javë më vonë holandezi zyrtarizoi marrëveshjen me Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat