Disa prej klubeve të Superligës i dezinfektojnë objektet para stërvitjeve

Futboll

Disa prej klubeve të Superligës i dezinfektojnë objektet para stërvitjeve

Më: 19 maj 2020 Në ora: 20:51
Ilustrim

Të gjitha klubet e Ipko Superligës u janë kthyer stërvitjeve, një ditë pasi morën leje nga Ministria e Shëndetësisë për një gjë të tillë, dhe disa prej tyre janë siguruar që të tregojnë se janë duke iu përmbajtur udhëzimeve shëndetësore për mbrojtje ndaj koronavirusit.

Klubet si Llapi, Ferizaj dhe Drenica kanë postuar pamje në rrjetet sociale nga dezinfektimi i stadiumeve të veta përkatëse, para fillimit të stërvitjeve.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë e dha dritën e gjelbër për rikthimin e futbollit në vend, i cili u ndërpre në fillim të marsit, pas rasteve të para me Covid-19 në Kosovë.

Pas këtij vendimi, klubeve u është dërguar një udhëzues nga IKSHPK-ja me rregullat që duhet t’iu përmbahen gjatë stërvitjeve.

Ndër to është edhe dezinfektimi i objekteve, zhveshtoreve dhe të gjitha mjeteve me të cilat do të stërvitin futbollistët para çdo seance stërvitore.

Klube si Llapi, Ferizaj dhe Drenica kanë publikuar pamje nga dezinfektimi i objekteve të tyre përkatëse, para rifillimit të stërvitjeve.

Federata e futbollit e Kosovës ka vendosur që sezoni 2019/20 në Ipko Superligë të rifillojë më 7 shtator dhe të përfundojë më 25 korrik.

Klubet e Superligës do të ketë më pak se një muaj për t’u përgatitur për rifillimin e kampionatit, i cili pritet të ketë përfundim dramatik në 11 ndeshjet e mbetura.

Ballkani është lider momentalisht me 44 pikë, por vetëm një më shumë se Drita dhe tri më shumë e Gjilani dhe Prishtina që e ndjekin nga afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat