Hazard mund ta fitojë “Topin e Artë”

Futboll

Hazard mund ta fitojë “Topin e Artë”

Më: 21 maj 2020 Në ora: 15:02
Hazard mund ta fitojë “Topin e Artë”

Eden Hazard mund ta fitojë “Topin e Artë” si pjesë e Real Madridit, sipas trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez. Ylli belg ndërroi Chelsea për “Los Blancos” përkundrejt 100 milionë eurove, verën e vitit të kaluar, por nuk është imponuar ende në “Santiago Bernabeu”. Problemet fizike dhe dëmtimet e kanë kufizuar Hazard në vetëm 15 ndeshje në kryeqytetin spanjoll.

Ai nuk ka luajtur që nga 22 shkurti për shkak të dëmtimit në këmbës, përpara shpërthimit të pandemisë së koronavirus. Gjithsesi, trajneri i kombëtares belge, Martinez, po pret gjëra të mëdha nga Hazard: 

“Ai mund ta fitojë “Topin e Artë” me Real Madridin, pa dyshim. Ndonjëherë ndodh që të keni start të vështirë në klubin tuaj të ri. Nevojitet për të dhënë gjithçka që keni brenda, për të kuptuar se çfarë do të thotë të luani në një klub të madh si Real Madridi.

Eden humbi vetëm 18 ndeshje me Chelsea në tetë vite atje. Te Real Madridi e ka ndjekur fati i keq i dëmtimeve. Në ato ndeshje që ka luajtur kemi parë Edenin duke e shijuar futbollin e tij, në harmoni të shkëlqyeshme me shokët e skuadrës. Unë mendoj se tifozët e Real Madridit janë të sigurt se Eden do të jetë shumë i suksesshëm atje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat