Dalin rezultatet e testeve për COVID-19 te skuadra e Gjilanit - Bota Sot
Dalin rezultatet e testeve për COVID-19 te skuadra e Gjilanit

Futboll

Dalin rezultatet e testeve për COVID-19 te skuadra e Gjilanit

Më: 22 maj 2020 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

SC Gjilani është skuadra e parë e Superligës që është testuar për COVID-19.

Sipas një njoftimi për shtyp, kjo skuadër njofton se lojtarët e saj janë testuar për koronavirus në mëngjesit e ditës së sotme, dhe të gjithë kanë dalë negativ.

Autoritet në Kosovë kanë vendosur për testimin e të gjithë lojtarëve, derisa po përgatiten për rifillimin e Superligës.

Njoftimi i SC Gjilanit:

KOMUNIKATË PËR SHTYP

SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative.

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të rrespektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat