Emrat e mëdhenj të sportit: Stadiumi ‘Faton Domi’, propozim ideal! - Bota Sot
Emrat e mëdhenj të sportit: Stadiumi ‘Faton Domi’, propozim ideal!

Futboll

Emrat e mëdhenj të sportit: Stadiumi ‘Faton Domi’, propozim ideal!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2020 Në ora: 16:12
Faton Domi

Ka propozime e propozime për emërtimin e stadiumit të ri në Gjakovë!  Stadiumi i ri në Gjakovë do të ketë kapacitetin me 12900 ulëse.  

Në shkrimin e djeshëm në gazetën kombëtare “Bota sot”, se stadiumi më i ri në Kosovë të emërtohet ‘Faton Domi’, ka pasur komente interesante dhe emrat e mëdhenj të sportit,  thonë se është propozim ideal.  

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, i cili ka fituar medaljen e bronztë me kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, mes të tjera ka komentuar: “Me me vet mu, unë jam për”.  Ish portieri i mirënjohur, Esat Mehmeti, ka komentuar: “Propozim ideal dhe plotësisht i merituar, ju lumtë...

Legjendat nuk vdesin kurrë. Faton Domi përherë jeton me ne, në mendje, shpirt e zemër... Familja intelektuale e sportive, Domi i dha shumë futbollit të Kosovës në dekada. Andaj e meriton këtë emër si dhuratë ...E Gëzofshi , Gjakovë Stadiumin ‘Faton Domi"..

Qofshi faqebardhë. Urime”. Trajneri i Vizionit nga Ferizaj, Qerim Shaqiri-Rusi,  komenton: “Propozim me vend. Urojmë që qyteti i Gjakovës ta emëroj stadiumin me emrin e paharruar, Legjendës Faton Domi”.

Ish gjyqtari i mirënjohur, Xhafer Zeqiri, shkruan: “Urime Gjakovë, ide dhe vendim i drejt ‘Faton Domi’ është emër i çmuar”. Ish futbollisti prej më të mirëve në Kosovë, Rexhep Fona, ka komentuar: “Propozim ideal, ide fantastike”.  Ish gjyqtari i mirënjohur, Ismajl Kasumi, komenton: “E qëlluar, për hajr i qoftë emri stadiumit në Gjakovë”.  

Ish gjyqtari i mirënjohur, Ilijaz Spahiu, komenton kësisoj: “Ide shumë e qëlluar, e meriton Gjakova dhe stadiumi të mban këtë emër ‘Faton Domi’, shpresoj të realizohet”. Edhe ish futbollisti i mirënjohur Rexhep Gaxholli, pastaj Fadil Rama, e plotë të tjerë janë për emrin Faton Domi.

Duhet theksuar se Domi karrierën e ka nisur në Vëllaznim të Gjakovës. Ai ka luajtur në ligën e parë federative ish jugosllave nga periudha 1983 e deri në 1987, kur u kthye pas një kohe të gjatë në Vëllaznim. Fatkeqësisht me 22 nëntor të vitit 1987, pas ndeshjes në Prizren mes Lirisë dhe Vlllaznimit, ku Domi luante në Vëllaznim dhe Favzi Rama në  Liri, në orët e vona të natës e humbën jetën tragjikisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat