Juventusi e mundi dy herë, futbollisti bardhezi i druhet edhe Interit në garën për titull! - Bota Sot
Juventusi e mundi dy herë, futbollisti bardhezi i druhet edhe Interit në garën për titull!

Futboll

Juventusi e mundi dy herë, futbollisti bardhezi i druhet edhe Interit në garën për titull!

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 17:31
Juventusi

Në krye të renditjes në kampionat, në garë për Kupën e Italisë dhe Champions League gjithashtu. Për Juventusin priten tri muaj shumë të nxehtë këtë verë, teksa nuk do të pushojë thuajse aspak!

Megjithatë, sipas Rodrigo Bentancur, skuadra bardhezi do të jetë gati. Edhe pse, uruguajiani beson se gara për kampionat do të jetë e vështirë dhe me tre skuadra që duan titullin.

“Edhe Interi, veç Lazios, mund të përfshihet në garën për titull. Pas një ndërprerje kaq të gjatë, gjithçka është e mundur: do të jetë favorit ekipi që fizikisht dhe psikologjikisht do të shfaqet më i motivuar”.

Sa i përket Champions, Bentancur tha se “Nuk është fiksim! Një ëndërr dhe objektiv po. E dimë që është e vështirë, por Juventusi ka gjithçka i duhet për të synuar këtë trofe. Nuk ndjejmë presione”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat