“Këtu nuk je te Reali, do trishtohesh!”, Gazzetta dello Sport “masakron” Ronaldon dhe e quan egoist të tepruar

Futboll

“Këtu nuk je te Reali, do trishtohesh!”, Gazzetta dello Sport “masakron” Ronaldon dhe e quan egoist të tepruar

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:41
Ronaldo

“Ku u zhduk? Duhet të merrte përgjegjësitë për të goditur menjëherë pas penalltive të para për t’i dhënë zemër ekipit dhe portierit të tij, por priti radhën i fundit?! Sjellje lideri është kjo? Ka privilegjet që mund të bëjë çfarë të dojë në fushë, por mezi priste që të bëhej deçiziv me penalltinë e fundit dhe të festonte…”

Gazzetta dello Sport shkatërron Cristiano Ronaldon. Një ditë pas finales së humbur ndaj Napolit në Kupën e Italisë, prestigjozja italiane nuk fal numrin “7” bardhezi, aq sa shkon deri aty sa thotë se “këtu nuk je te Real Madrid, rrezikon të trishtohesh”.

Më pas, krahasimi bëhet edhe me Falcaon, i cili nuk goditi në finale ndaj Liverpool në finalen me Roma në 1984. Një notë “5” që është negative për Gazzetta dello Sport, ndërsa në total në 180 minuta, dy ndeshje, nuk ka bërë asnjë goditje të rrezikshme ose të denjë për emrin e tij.

Cristiano Ronaldo nuk kishte humbur në karrierën e tij dy finale radhazi (Superkupa e Italisë ndaj Lazios dhe Kupa e Italisë ndaj Napolit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat