Napoli dhe Milan futen në garë për mbrojtësin e Fiorentinës

Futboll

Napoli dhe Milan futen në garë për mbrojtësin e Fiorentinës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 10:24
Nikola Milenkoviç

Mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkoviç është synim i dy skuadrave të mëdha italiane, Milan dhe Napoli.

Siç raporton Le 10 Sport, dy skuadrat tanimë kanë nisur edhe kontaktet e para me drejtuesit e Fiorentinës për transferimin e lojtarit.

Fiorentina është e gatshmë të lë të lirë 22 vjeçarin, nëse marrin një ofertë prej 30 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës.

Napoli e sheh lojtarin si zëvendësues të Kalidou Koulibaly, i cili është afër transferimit në Liverpool, ndërsa Milan kërkon që me 22 vjeçarin ta përforcojë edhe më shumë mbrojtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat