Futbollisti shqiptar firmos 3 vite me Juventusin

Futboll

Futbollisti shqiptar firmos 3 vite me Juventusin

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:03
Futbollisti shqiptar firmos 3 vite me Juventusin

Talentet shqiptare vazhdojnë ta pushtojnë Evropën.

Të shumtë janë futbollistët e talentuar shqiptarë që aktivizohen në Zvicër, por kohëve të fundit harta ka nisur të zgjerohet.

Është Italia ajo që po i shikon me një sy tjetër talentet shqiptare e njëri ndër ta është edhe Albian Hajdari.

Mbrojtësi 17-vjeçar i Baselit ka firmosur kontratë 3-vjeçare me klubin e Juventusit.

Lajmi është publikuar nga gazetari italian Nicolo Schira, i cili e bën fakt të kryer transferimin e Hajdarit te bardhezinjtë. Futbollisti është vlerësuar nga drejtuesit si një talent me perspektivë për të ardhmen, teksa fillimisht do të jetë pjesë e të rinjve të Juventusit me shpresën që në të ardhmen të bashkohet me ekipin e parë.

Kujtojmë që Hajdari nuk është shqiptari i vetëm te Juventusi, pasi pjesë e klubit bardhezi është dhe sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni, i cili aktivizohet me Juventusin U-23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat