Llapashtica: Ishim më të mirë se Flamurtari

Futboll

Llapashtica: Ishim më të mirë se Flamurtari

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 20:01
Fitim Llapashtica

Vushtrria, javën e kaluar edhe matematikisht u konfirmua si anëtari më i ri i Ligës së Parë.

Megjithatë, skuadra nga “Ferki Aliu” tregoi lojë burrërore sot ndaj Flamurtarit, për të arritur një pikë e cila vlen vetëm për prestigj.

Përderisa trajneri i “kuq e zinjve” nuk u nda fare i kënaqur me rezultatin, nuk do mend se ai i vushtrriasve, Fitim Llapashtica e pëlqeu atë.

Në një prononcim për Supersport Kosova, menjëherë pas duelit, ai tha se i kishin ditur pikët e dobëta të kundërshtarit, andaj edhe ia arritën qëllimit.

“I kemi ditur pikët e forta të kundërshtarit dhe ishim përgatitur për këtë ndeshje. Pranuam gola nga gabimet individuale tona, ndërkohë që ne konkretizuam përmes aksioneve.

Djemtë po duan që ta përfundojnë Superligën me rezultate pozitive dhe me meritë e regjistruan këtë barazim edhe pse kemi mundur edhe ta fitojmë ndeshjen”, deklaroi Llapashtica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat