Gjilani fiton derbin e madh me Prishtinën

Futboll

Gjilani fiton derbin e madh me Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:30
Gjilani fiton derbin e madh me Prishtinën

(E plotësuar) - Skuadra e Gjilanit fiton derbin e madh me rezultat 2:1 në duel me Prishtinën në luftë për titullin e kampionit, në sfidën që u luajt në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndeshje me tre gola të shënuar dhe me një karton të kuq, por pikët mbeten në Gjilan. 
Në minutën e 48-të, Prishtina mbetet me një lojtar me pak dhe kjo ishte një epërsi numerike për vendasit, pasi që portieri Visar Bekaj u përjashtua nga loja pas ndërhyrjes ndaj Gerhard Prognit. 

Në minutën e 53-të, Gjilani avancoi me rezultat 1:0 fal golit të Franc Veliut. 

Ai për bukuri goditi nga gjuajtja e lirë, duke sjellë gëzim të skuadra e tij.

Në minutën e 66-të, Progni shton epërsinë në 2:0. 

Në minutën e 81-të, Armend Thaqi ngushton humbjen në 2:1.

Gjilani është në vend të tretë me 58 pikë, ndërsa Prishtina bie e katërta me 57 sosh, kurse Drita nga Gjilani udhëheq me 61 pikë por ka një takim me pak dhe Ballkani renditet i dyti me 59 sosh.

Në minutën e 81-të, Armend Thaqi ngushton rezutatin 2:1.

Progni thellon epësinë 2:0.

Veliu shënon 1:0 për Gjilanin. Gjilani avancon me 1:0 ndaj Prishtinës që nga minuta e 53-të.

Java e 29-të në elitën e futbollit kosovar hapet sot me tri ndeshje tejet vendimtare, të cilat mund të përcaktojnë shumë gjëra sa i përket kreut të tabelës dhe pjesës së poshtme të saj.

Gjilani dhe Prishtina takohen në duelin e direkt për titullin kampion, derisa çdo gabim do jetë i pafalshëm për këto dy skuadra.

Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes:

Gjilani: Haxhihamza, Frashëri, Veliu, Rapa, Halili, K.Aziz, Useini, Jonuzi, Progni, Hajgari, K.Razak. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Halilit, Bekteshi, Abazi, Zyba, Boshnjaku, Krasniqi, Korenica, John, Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat