Bartomeu: Xavi do të jetë trajner i Barcelonës, herët apo vonë - Bota Sot
Bartomeu: Xavi do të jetë trajner i Barcelonës, herët apo vonë

Futboll

Bartomeu: Xavi do të jetë trajner i Barcelonës, herët apo vonë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 08:30
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez e ka të ‘sigurt’ punën e tij te Barcelona.

Ikona e Barcelonës, Xavi Hernandez, aktualisht është duke bërë një karrierë si trajner në Arabinë Saudite, por me shumë gjasë do të kthehet në ‘Camp Nou’.

Ish mesfushori i Barcës lidhet tash e sa kohë me punën në stolin katalan dhe për një gjë të tillë ka folur edhe Josep Maria Bartomeu.

Sipas Bartomeu, Xavi do ta ketë punën e trajnerit të Barcelonës herët apo vonë.

“Xavi do të jetë trajner i Barcelonës, herët apo vonë”, ka thënë Bartomeu. “Por, tani ne nuk po kërkojmë trajner, jemi me Quique”.

“Quique Setien do të drejtojë skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe në ndeshjet e fundit që kanë mbetur në La Liga”, ishin fjalët e presidentit të skuadrës së Bracelonës.

Emra të tjerë që lidhen me stolin e Barcelonës përveç Xavi Hernandez janë edhe ata të Ronald Koeman dhe Massimiliano Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat