Oferta e parë e Leipzig për Rashicën refuzohet nga Werder Bremen - Bota Sot
Oferta e parë e Leipzig për Rashicën refuzohet nga Werder Bremen

Futboll

Oferta e parë e Leipzig për Rashicën refuzohet nga Werder Bremen

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 09:18
Milot Rashica

Werder Bremen ka refuzuar ofertën e parë për Milot Rashicën.

Skuadra gjermane, Bremen, është në dijeni se do të humbin shërbimet e yllit Milot Rashica, por këtë nuk do ta bëjnë pa mbushur arkat e klubit.

Sipas raportimeve të ‘Bild’, Bremen tashmë kanë refuzuar ofertën e parë të Leipzig për yllin nga Kosova.

Thuhet se Leipzig kanë ofruar 18 milionë euro për kartonin e Milot Rashicës.

Këto raportime nuk bëjnë të ditur se sa kërkon skuadra e Bremen, por më parë është thënë se kërkesat mund të shkojnë deri në 25 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ofertë të dytë nga Leipzig për Rashicën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat