Zidane e shpjegon pse Bale dhe James munguan kundër Leganes - Bota Sot
Zidane e shpjegon pse Bale dhe James munguan kundër Leganes

Futboll

Zidane e shpjegon pse Bale dhe James munguan kundër Leganes

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 08:47
Zidane, Bale, James

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka shpjeguar mungesën e Gareth Bale dhe James Rodriguez, në barazimin e Real Madridit 2:2 kundër Leganes të dielën.

Bale dhe James nuk ishin fare pjesë e skuadrës së Real Madridit që udhëtoi drejt Leganes, për ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga,.

“Sa i përket James, ju e dini çfarë ka ndodhur”, tha Zidane pas ndeshjes, duke iu referuar kërkesës së kolumbianit për të mos u ftuar.

“Mungesa e Bale ishte vendim teknik, asgjë më shumë”, shpjegoi ai.

Real Madridi e fitoi titullin javën e kaluar pas fitores kundër Villarrealit, pas një ecurie mbresëlënës nën udhëheqjen e Zidane.

Që prej rikthimit të futbollit, Madridi i fitoi 10 ndeshje radhazi dhe barazoi në atë të fundit, me Bale dhe James që luajtën shumë pak minuta gjatë kësaj periudhe. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat