Kërkesa e Leipzigut për Rashicën

Futboll

Kërkesa e Leipzigut për Rashicën

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 17:13
Kërkesa e Leipzigut për Rashicën

Werder Bremeni kërkon 25 milionë euro për kartonin e Milot Rashicës, kurse Leipzigu ofron vetëm 15 milionë euro.

Për momentin, Leipzigu nuk është i gatshëm t’i ofrojë më shumë se 15 milionë euro, plus bonuset, varësisht prej arritjes së objektivave të klubit dhe vetë lojtarit.

Për momentin dallimi në mes të kërkesës dhe ofertës është 10 milionë euro.

Gjithashtu, interesim për Rashicën kanë shfaqur edhe Borussia Dortmundi e Hertha Berlini në Gjermani, Milani, Napoli e Lazio në Itali dhe Liverpooli, Aston Villa, West Hami e Wolverhamptoni në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat