Serbia kujton turpin më të madh, ditën kur u bë përrallë, siç e quajnë ata në histori!  - Bota Sot
Serbia kujton turpin më të madh, ditën kur u bë përrallë, siç e quajnë ata në histori! 

Futboll

Serbia kujton turpin më të madh, ditën kur u bë përrallë, siç e quajnë ata në histori! 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2020 Në ora: 17:11
Në ilustrim Tugjmani

Shtypi serb sot vajton një nga humbjet më turpëruese apo kur u bën përrallë, sipas tyre në histori. 
Një humbje që ende nuk mund ta përpijnë nga Kroacia e Franjo Tugjmanit.

“Dita kur Partizani u poshtërua në një ndeshje politike në Zagreb!

Në këtë ditë saktësisht 23 vjet më parë (30 korrik, 1997), Partizani nga Beogradi pësoi një nga humbjet më të dhimbshme në histori.

Në ndeshjen e kthimit të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në futboll, bardhezi u mposhtën në Zagreb nga Kroacia (tani Dinamo Zagreb) me rezultatin 5:0. Ishte ndeshja e parë e futbollit në Zagreb pas luftës, e luajtur nga një klub kroat dhe një serb, kështu që tensioni ishte në kulmin e tij. Partizani e mposhti skuadrën kroate 1:0 në Beograd shtatë ditë më parë, dhe më pas përjetoi një katastrofë të vërtetë në Zagreb”, shkruan mediumi serb “Kurir”.

Presidenti i atëhershëm i Kroacisë, Franjo Tudjman, e kishte ndjekur ndeshjen drejtpërdrejt, dhe pas triumfit të skuadrës kroate u organizua një pritje zyrtare për futbollistët e Kroacisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat