Sulmuesi nga Kosova Lirim Kastrati dhe mesfushori Arijan Ademi janë përzgjedhur në formacionin e sezonit në Kroaci.
Ylli nga Hogoshti ka bërë paraqitje shumë të mirë me Lokomotivën e Zagrebit gjatë gjithë sezonit.
Ai në 34 ndeshje këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Ndërsa, Ademi si kapiten i Dinamo Zagrebit këtë sezon ka arritur të shënoj tre gola.
Kartoni i Kastratit është blerë nga Dinamo Zagrebi dhe në sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e tyre.