Lampard flet për të ardhmen e Willian

Futboll

Lampard flet për të ardhmen e Willian

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:57
Frank Lampard

Frank Lampard thotë se Willian do ta vendos vet të ardhmen e tij dhe trajneri i Chelseat është i gatshëm të pranojë çdo gjë që zgjedh anësorin, pavarësisht nëse ai largohet apo qëndron në ‘Stamford Bridge’.

Chelsea i ka ofruar brazilianit një kontratë të re dy vjeçare, ndërsa 31-vjeçari nuk pranon tjetër përveç një marrëveshje tre-vjeçare.

Agjenti i Willian, Kia Joorabchian ka pranuar publikisht që klienti i tij ka oferta nga pesë klube. Kjo përfshin tre nga jashtë Anglisë, një klub i MLS, që kuptohet të jetë Inter Miami, dhe dy ekipe të Premierligës, që mendohet se janë Arsenal dhe Tottenham.

”Është vendimi i tij, unë nuk kam marrë përgjigje”, u tha Lampard gazetarëve. “Unë e di situatën. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Willian, por në të vërtetë nuk e di se cili është vendimi”.

“Nëse kjo do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme, siç tha ai, atëherë kjo do të ishte mirë për mua në të gjitha mënyrat. Sigurisht, unë jam shumë i lumtur me Willian. Ai ka qenë i shkëlqyeshëm për mua këtë sezon me kontributin dhe etikën e tij të punës, brenda skuadrës”.

“Por ai është zgjedhja e tij dhe unë e respektoj zgjedhjen e tij. Ai ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm për Chelsean”, vazhdoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat