Bundesliga studion hapjen e stadiumeve për tifozët - Bota Sot
Bundesliga studion hapjen e stadiumeve për tifozët

Futboll

Bundesliga studion hapjen e stadiumeve për tifozët

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:17
Bundesliga studion hapjen e stadiumeve për tifozët

Gjermania vazhdon të jetë shumë hapa përpara vendeve të tjera! “Ata e thonë, ata e bëjnë”, pati deklaruar dikur Ibrahimovic… Dhe, mendimi i suedezit është fakt!

Bundesliga tashmë është duke përgatitur rikthimin e tifozëve në stadiumet gjermane dhe dje u pajtuan, në një konferencë me 36 klubet e divizionit të parë dhe të dytë, disa masa që do të jenë thelbësore për të përballuar fazën e re të “hapjes”.

Menaxheri i përgjithshëm i DFL, Christian Seifert, e sqaroi atë në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit: “Prioriteti në Gjermani për momentin nuk është mbushja e stadiumeve, por shëndeti publik. Vendimi për kohën e kthimit të tifozët në stadiume dhe në numrin e lejuar nuk është vendim i DFL. Ne nuk presim apo kërkojmë asgjë, thjesht po përgatitemi”, shpjegoi Seifert, duke theksuar se vendimi përfundimtar mbetet në duart e autoriteteve politike.

DFL, megjithatë, ka vendosur të ndalojë alkoolin (ky kusht mbase dhe nuk do t’i pëlqejë shumicës, pasi janë mësuar me birrat) dhe vendet në këmbë në stadiume deri në fund të sezonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat