Skuadra shqiptare në Maqedoni nuk ndalet, përforcohet me një lojtar nga Rusia

Futboll

Skuadra shqiptare në Maqedoni nuk ndalet, përforcohet me një lojtar nga Rusia

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 17:25
Skuadra shqiptare në Maqedoni nuk ndalet, përforcohet me një lojtar nga Rusia

FC Shkupi dje ka zyrtarizuar afrimin e katërt në ekipi, ai është sulmuesi shtatlartë nga Rusia, Dzhamal Dibirgadzhiev, me të cilin ekipi ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

"Futbollisti Dibirgadzhiev sot ka arritur në Shkup dhe menjëherë ka kryer edhe procedurat e fundit për vënien e firmës në pranin e drejtorit sportiv Omer Bunjaku.

Goleadori rus është shprehur i kënaqur për marrëveshjen e arritur dhe ardhjen e tij në klub, duke thënë se kjo do të jetë një sfidë e re për te dhe se dëshiron të shkruaj suksese dhe histori me klubin tonë.

Jam i kënaqur që kemi nënshkruar kontratë për tre vite, kjo do të jetë mirë për mua pasi që ekipi luan në kategorinë e parë dhe garon në Europa League dhe besoj se kjo do të jetë e mirë edhe për klubin që së bashku të bëjmë një progres në të ardhmen.

“Unë te Shkupi kam ardhur për të shënuar gola, kjo është detyrë e imja, sezonin e kaluar kam shënuar 17 gola në 20 paraqitje dhe kam pasur gjashtë asistime. Jam shpallur golashënuesi më i mirë i kupës, por e gjithë kjo dua të mbetet pas meje, pasi që kam ardhur te Shkupi për një sfidë dhe etapë te re dhe jam i etur për të dhënë edhe më shumë gola. Unë kam shënuar edhe më parë, por njerëzit nuk duhet të flasin shumë për të kaluarën, por për të tashmen dhe të ardhmen”.

Dibirgadzhiev ka folur edhe për tifo grupin “Shvercerat”, për të cilët ka thënë se shpreson sa më shpejtë të jetë e mundur të kthehen në tribuna që së bashku të gëzohen në sukseset e klubit.

“Në momentin që kam vendosur të vij te Shkupi kam shikuar edhe video të klubit dhe tifozëve, i kam përcjellë edhe videot në instagram dhe kam parë që ka një armatë të madhe të tyre që janë më shumë se 10 mijë. Fundja të gjithë e dimë se futbolli luhet për tifozët dhe shpresoj që brenda muajit të kthehen ata në tribuna dhe së bashku të gëzohemi në gola dhe fitore”.

Sulmuesi 24 vjeçar sot pasdite do të vihet nën urdhrat e trajnerit Bajrami për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. Dzhamal Dibirgadzhiev te FC Shkupi vjen nga kampionati rus,ndërsa karriera e tij ka kaluar në Premie Ligën ruse, me ekipet Chernomorets, Anzhi Makhachkala, Veles Moskow, ndërsa ka luajtur edhe në kampionatin e Portugalisë, me ekipin e CD Fátima", thuhet nga FC Shkupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat