Zidane: Bale preferoi të mos luante, pjesa tjetër mbetet mes nesh - Bota Sot
Zidane: Bale preferoi të mos luante, pjesa tjetër mbetet mes nesh

Futboll

Zidane: Bale preferoi të mos luante, pjesa tjetër mbetet mes nesh

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:04
Gareth Bale dhe Zinedine Zidane

Gareth Bale i ka thënë trajnerit Zinedine Zidane se nuk dëshiron të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Real Madridi e zhvillon në udhëtim te Manchester City.

Anësori uellsian është lënë jashtë skuadrës së Los Blancos për sfidën vendimtare në garën më të madhe evropiane për klube, ndërsa trajneri ka treguar se kjo ka ndodhur me kërkesë të lojtarit.

“E vetmja gjë për të thënë – dhe kjo ishte një bisedë personale mes nesh – është se ai preferoi të mos luante. Pjesa tjetër mbetet mes meje edhe atij”.

“E kam shpjeguar se cila është situata dhe nuk dua të shtoj asgjë më shumë. Ai nuk është i lënduar. E respektoj vërtet atë dhe të gjithë lojtarët tjerë. Gjërat që ndodhin në zhveshtore mbesin atje”.

“Ai është lojtar i Real Madridit. Kjo nuk ndryshon asgjë. Është lojtari ynë. E respektoj këtë gjë dhe e respektoj atë. Ai preferon të mos luajë. Kjo është e gjitha që mund të them”, u ka thënë Zidane gazetarëve.

31-vjeçari Bale ka edhe dy vite në kontratën e tij me Mbretërit dhe pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat